Përballë hajdutëve nga Tirana, e drejta e Gurit, Hurit dhe Zjarrit është e Natyrshme

Postuar në 19 Gusht, 2020 13:38

Sot mediat kanë përcjellë pamje të një përplasjeje fizike mes disa banorëve të fshatit Bajkaj në Delvinë dhe përfaqësuesve të një firme që ka marrë lejen për gurore.

Nga përballja duket se banorët nuk duan që në fshatin e tyre të ngrihet gurore, ata madje thonë se të ashtuquajturat dëgjesa janë bërë ferrave.

Duhen besuar 100%. Sepse kjo është fytyra e kësaj qeverie, e kësaj politike madje. Mashtro, përça dhe vidh.

Sjellja e banorëve të Bajkajt, e cila është shumë e moderuar, por skajshmërisht ama e moderuar, duhet përshëndetur dhe konsideruar si shkëndijë qytetarie në këtë vend të humburish dhe kokëulurish.

Njësoj si ata banorët në Hamallaj që i vunë drunë policisë së Berishës, ata të Dukatit që bënë të njëjtën gjë, njësoj si banorët që kundërshtojnë HEC-et e pastudiuar në Veri, edhe banorët na Bajkaj kanë të drejtëne hurit, gurit dhe zjarrit kundër një politike që plaçkit me letra bakalli dhe propagandën e tipit Alket Hyseni.

Është kjo që nuk u bë në Bregdet, në Sarandë, në Ksamil ku kanë mbirë zengjinët e Tiranës, talenti më i madh i të cilëve është të vjedhin dhe të kopjojnë ndonjë gjë jashtë. Reforma e vetme Administrative në këtë vend, autonomia e vetme që ka vlerë është Kjo që shohim në Bajkaj. Pa asnjë tolerancë ndaj skuthave të zyrave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.