Presidenti: Fajin për situatën në Kakavijë e ka qeveria shqiptare

Postuar në 17 Gusht, 2020 14:12

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka akuzuar sot qeverinë shqiptare si përgjegjëse për situatën e krijuar në Kakavijë. Pasi shpërndau në Facebook e vet një shkrim të ish-kandidatit për President, Artan Hoxha, Meta doli në një konferencë për shtyp përmes së cilës ndër të tjera tha:

Situata në Kakavijë ka të bëjë me përgjegjësinë e pa ushtruar nga ana qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të saj. Është përgjegjësia e saj parësore të marrë të gjitha masta dhe të kujdeset për shtetasit e saj. Çfarë informacioni u është dhënë njerëzve për ata që udhëtojnë jashtë vendit? A ka patur njoftim nga ana e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi kuotën e leje-kalimit mbi 750 persona në ditë? Përgjegjësia është vetëm mbi qeverinë shqiptare dhe shtetin. Radhët e gjata kilometrike janë të pajustifikuara nga autoritetet tona. Një qeveri e përgjegjshme nuk reagon pas krijimit të situatave të jashtëzakonshme, por ajo i parandalon situata të tilla. Askush nuk i informoi qytetarët dhe për më tepër qeveria i fajësoi edhe vetë qytetarët dhe kjo është e pafalshme dhe e papranueshme

Presidenti duket se nuk ka asnjë arsyetim shtesë nga shkrimi i Artan Hoxhës për të sqaruar sesi mund të shmangej një situatë e tillë. Qeveria shqiptare mund të akuzohet për çdo gjë sepse është ku thërret qameti, por është pak e vështirë që të akuzosh atë si përgjegjëse për radhën në Kakavijë në një kohë kur radhët janë bërë të zakonshme kudo. Dhe përmbi të gjitha situata u zgjidh tashmë ndaj nuk është e qartë se çfarë synon presidenti që nuk u bë i gjallë gjatë ditëve të kampingut në Kakavijë.

Comments

Submitted by Taras (not verified) on

Thuaj troc o brumbull, fajin e ka min i Brendshem Lleshaj dhe muxhahedini Pandeli qe, tok te dy kontrabanduan ish pjestarin e Maryam Ragavit dhe disa siriane ne token greke, ilegalisht.
Dhe Greqia si shtet u hakmorr. Mjere ky popull qe per qeverisje ka kuislinge dhe bashibozuk qe nje plak mizerje pa shtetesi i komandon.

Shpresojme qe nje dite,, nje qeveri legjitime ti syrgjynose keta maskarenj ne Iran, se vetem atje deshira e ketij populli mund te reflektohet me ane te ligjeve per kriminelet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.