Me llastiqe kundër Berishës

Postuar në 15 Gusht, 2020 13:31

Pëllumb Xhufi ka bërë sot në gazetën “Tema” një ndërhyrje për çështjen e marrëveshjes së detit të vitit 2009 mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke. Ndërhyrja e Xhufit konsiston në sqarimin e votës në Gjykatën Kushtetuese shqiptare duke dhënë disa përfundime që janë problematike për nga vërtetësia e tyre.

Shkruan Xhufi:

…siç dihet, denoncimi nga Partia Socialiste i marreveshjes Basha-Bakojanis, kaloi nepermjet dy fazave ne Gjykaten Kushtetuese.

Heren e pare u votua per faktin nese ai denoncim duhej marre ne shqyrtim nga Gjykata apo jo.

Ne ate faze ka patur nje nderhyrje te forte berishiane mbi anetaret e Gjykates, per mos ta marre ne konsiderate rekursin e PS.

Ne fakt aty, 5 anetare patriote e profesionale te Gjykates votuan per marrjen ne shqyrtim te tij, kurse 4 skllever te Berishes votuan kunder.

Kjo ndarje e beri te qarte, qe edhe pas shqyrtimit te marreveshjes nga Gjykata, ajo gjithesesi do hidhej poshte.

Prandaj, edhe 4 “berishianet” votuan kunder marreveshjes, per te shpetuar nderin e felliqur, tashme, te tyre

shkruan Xhufi.

Është pak e rëndë të cilësosh katër anëtarë të Gjykatës Kushtetuese si skllevër të Berishës dhe pesë të tjerë si patriotë të vërtetë. Do të ishte një përcaktim që e ndan institucionin më dysh jo pse ai ka qenë i tillë, por sepse e tillë është qasja e z. Xhufi.

Nga ana tjetër është paradoksale të kapësh te ky denoncim faktin se drejtësia në kohën e Berishës nuk ka qenë e kontrolluar, por e shumta e balancuar dhe kjo siç shohim ndodh kudo në botë. Sot kemi një reformë që po i ndërron duart e kapjes...

Nga ana tjetër, Xhufi injoron aspektin politik të çështjes e që mund ta ketë detyruar edhe Berishën vetë të mos e dojë marrëveshjen që bëri në një moment të caktuar. Pasi përndryshe mbetet fjala e Xhufit kundër asaj të Berishës dhe asnjë fakt i ri. Më problematik është përcaktimi i z. Xhufi në paragrafin e fundit të ndërhyrjes së tij:

Prandaj, edhe z. president, nese e ka vertet me zemer çeshtjen e ndarjes se ujrave territoriale me Greqine, duhet te dekoroje “Per merita te veçanta” 5 anetaret e Gjykates Kushtetuese qe ne vitin 2009 shperfillen presionet e z. Berisha dhe i hapen rrugen me guxim e pergjegjesi kombetare zhberjes se marreveshjes se dyte te nenshkruar nga nje qeveri shqiptare, pas asaj te Zogut ne rastin e Shen Naumit, per faljen e territorit kombetar

Këtu ka një pasaktësi. Nëse pranojmë tezën e tradhëtisë së Ahmed Zogut duhet të dimë se ai fali një territor që e kishte, ndërkohë që marrëveshja e vitit 2009 nuk cedoi asnjë lloj territor kombëtar, pasi po flasim për ujëra ku nocioni i ndarjes dhe sovranitetit dallon nga toka. Ndërkohë që edhe qeveria aktuale nuk po shquan ndonjë lëshim thelbësor në marrëveshjen e vitit 2009, që patjetër mund të negociohej më mirë. Por ka dallim mes tradhëtisë dhe lëshimeve dhe këtë z. Xhufi e di mirë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.