Durrës, ndryshojnë aktkonstatimet e Institutit të Ndërtimit për një pallat që duhet shembur

Postuar në 15 Gusht, 2020 16:08

Dhjetëra banorë në Durrës kundërshtojnë vendimin e fundit të Institutit të Ndërtimit se pallati i tyre është i banueshëm.

Për TvT ata thonë se në dy aktkonstatimet e para pallati ka rezultuar me dëmtime të rënda dhe se nuk mund të rrezikojnë të banojnë atje.

Kështu thuhet në një kronikë të sotme të këtij televizioni që shoqërohet me pamje konkrete të shkatërrimit të provokuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Ta lëmë mënjane interpretimin teknik të bërë nga Instituti i Ndërtimit, çështja është te besimi i banorëve, të cilët nuk ka dokument t’i bindë se aty jetohet apo se pallati mund të rikonstruktohet. Nga ana tjetër kemi ndryshim aktekspertime të Institutit që duket se shton dozën e dyshimit.

Pamjet ndërkohë flasin vetë dhe është pak e çuditshme dhe madje e rrezikshme sesi mundet që një institut të bëjë lojëra të tilla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.