Zbulohet portreti i Rafaelos  

Postuar në 09 Gusht, 2020 16:07

Mbetjet e gjetura në varrin e Pantheonit në Romë i përkasin Raffaello Sanzios.

Konfirmimi vjen nga rindërtimi i parë në 3D i fytyrës, i bërë nga ajo çfarë është gjetur nga piktor.

“Portreti” u rindërtua nga Universiteti Tor Vergata i Romës dhe është krahasuar me autoportretet e njohura të artistit.

Përfundimet e studimit që u janë bërë mbetjeve do të botohen në revistën “Nature”.

"Ky studim - thotë Olga Rickards, një nga ekspertet më të njohura në botë në antropologjinë molekulare – paraqet për herë të parë prova konkrete që skeleti i zhvarrosur në Pantheon në vitin 1833 i përket Rafaelos”.

Raffaello Sanzio (1483-1520), i njohur thjesht si Raffaello, piktor dhe arkitekt i njohur italian, admirohet botësisht për qartësinë e formave, kompozimin dhe transmetimin e idealit neoplatonik të madhështisë njerëzore.

Së bashku me Michelangelon dhe Leonardo da Vincin, ai formon trininë tradicionale të mjeshtrave të mëdhenj të asaj periudhe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.