Vetingu, Anastasi: “Strasburgu” mund të rikthejë vendimarrjen për disa dosje

Postuar në 09 Gusht, 2020 15:01

Teksa shumë vendime të organeve të përkohshme të vetingut nuk kanë dhënë notë kaluese për njerëzit e drejtësisë,  një pjesë e tyre i kanë ankimuar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut për shkak të paligjshmërisë së procesit të ndjekur nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit dhe  Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Konstitucionalistja, Aurela Anastasi thotë se disa vendime të gjyqtarëve të Vetingut, mund të rikthehen për rishqyrtim nga Strasburgu.

Edhe GJEDNJ, edhe Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, në jurisprundecat e tyrek kanë jursiprudencë që mund të na ofrojnë ne mënyrën sesi do të zgjidhim këtë ngërc nëse fajësia mbi gjyqtari e akuzuar do të aprovohet. Kjo nuk është gjë e mirë, është gjë e rëndë”, thotë ajo.

Por a do të thotë kjo që hidhet poshtë e gjithë reforma në drejtësi?

Jo e gjithë reforma në drejtësi, por besoj se do të duhet të shikohet mundësia për korrektimin e ndonjë vendimi që mund të konstatohet si proces jo i rregullt ligjor nga Gjykata e Strasburgut”, thotë ajo.

E ndërsa ndëryrjet e operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit kanë tensionuar shpesh-herë marrëdhëniet mes institucioneve të vetingut dhe atyre të dala nga reforma në drejtësi, konsitucionalistja Aurela Anastasi thotë se ONM-ja është organ ndihmues për institucionet tona, dhe kurrësesi nuk shkel asnjë parim kushtetues.

Shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite, për shkak të ngecjes në të trija kriteret e vetingut, ndërsa shtatori pritet të rikthejë sërish ethet e vetingut për magjistratët në shkallët më të ulëta të drejtësisë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.