Turqia e shpall nul marrëveshjen detare mes Egjiptit dhe Greqisë

Postuar në 08 Gusht, 2020 01:44

Ankaraja zyrtare ka deklaruar zyrtarisht se ajo nuk e njeh marrëveshjen detare mes Greqisë dhe Egjiptit, njoftuar se është firmosur së fundmi. Ministri i Jashtëm, Mevlut Cavucoglu e cilësoi marrëveshjen nul, duke mos pritur madje as publikimin e hartave.

Është e qartë nisur nga koordinatat e marrëveshjes se marrëveshja jo vetëm shkel të drejtat e sheflit continental të Turqisë, por edhe ato të Libisë. Ne kemi bërë raportimin në OKB dhe arsyeja pse kemi mbërritur në këtë pikë është fakti se vende si Greqia dhe administrate greko-qipriote po përpiqen të nënshkruajnë marrëveshje me Egjiptin dhe Izraelin duke injoruar Turqinë

citohet ministri turk.

Në një deklaratë tjetër, Ministria e Jashtme cilësoi se Greqia dhe Egjipti nuk ndajnë kufi të përbashkët detar dhe se për këtë arsye, Turqia nuk do të lejojë asnjë aktivitet në zonën në fjalë. Sipas këtij institucioni Egjipi po humbet në këtë lojë edhe pse në vitin 2003 firmosi marrëveshje të ngjashme me Qipron greke.

Kundër marrëveshjes ka dalë edhe qeveria e njohur ndërkombëtarisht në Libi duke vedosur kështu të gjitha premisat e një konflikti të madh në Mesdhe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.