Dekretet e Gencit

Postuar në 08 Gusht, 2020 13:23

Genc Ruli është shpallur së fundmi nga mediat e Edi Ramës eminenca gri e Partisë Demokratike. Si dikush që ka kuptuar disa gjëra por edhe që ka guximin t’i thotë. Dhe në këtë kuadër mediat e Edi Ramës kanë vendosur se cila është e vërteta: Genc Ruli po dekreton largimin e Sali Berishës nga PD-ja, drejtimi faktik i saj. Në të vërtetë Genc Ruli thjesht ka bërë një deklaratë nga pozita e një anëtari të Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve në PD, për t’i thënë Berishës që mos hyr:

Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty

është shprehur Ruli, që ka marrë rolin e Vurkos në PD duke shkruar nekrologji politike. 

Në thelb ky është një hap i Lulzim Bashës që po shprehet me gojën e Rulit. I cili vetë ka nxituar të sqarojë se nuk do të jetë më as ministër dhe as deputet. Sikundër ka nxituar të krijojë një alibi për faktin sesi u gjend aty ku u gjend në këtë pozicion në PD:

Ky proces është një politikë e hapjes, unë jam njeri që kam pasur qëndrime kritike ndaj lidershipit për shkak se i gjykoja ndryshe si duheshin zhvilluar proceset në atë kohë. Kjo është një shenjë e pjekurisë dhe mendje-hapjes së partisë sot. Unë kam qenë disa herë kritik ndaj lidershipit të PD, vlerësimi ynë kur ka qenë i ndryshëm e kam thënë dhe i kam qëndruar mendimit tim

ka thënë z. Ruli.

Kjo është e pavërtetë. Sepse është një gjë të jesh kritik dhe krejt tjetër të shpallësh divorc me vendimmarrjet kryesore politike të partisë. Në vitin 2017, z. Ruli do të bënte këtë koment në profilin e tij në Facebook dhe ky është një mesazh personal për Lulzim Bashën:

Për cilin dinjitet flet Genc Ruli, ky aktor i vonuar humori i skencës politike shqiptare? Për cilin dinjitet e ka fjalën ky lloj kodoshi politik që shfaqet, ikën e rishfaqet me shkopin e dhaskalit në dorë për të ndarë kashtën nga egjra? 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.