Ballkanizimi i internetit

Postuar në 08 Gusht, 2020 18:38
Guido Santevecchi

 

Një "internet" i pastër "pa aplikacione jo të besueshme dhe kërcënuese kineze": është fjalëkalimi i ri i administratës Trump. Kontrolli teknologjik i nisur nga Shtetet e Bashkuara kundër Kinës është shtrirë nga TikTok, një vend argëtimi për të rinjtë, në WeChat i cili ka 1.2 miliardë përdorues, shumica dërrmuese kinezë. WeChat është thelbësor për kinezët, është porta e tyre hyrëse në internet dhe ka pasoja financiare që e kanë shndërruar atë në një portofol elektronik. Është gjithashtu thelbësor për të huajt që duan të mbajnë kontakte me kinezët: prej kohësh në Pekin nuk shkëmbejnë më numra telefoni dhe karta biznesi, por përdoruesit identifikohen përmes WeChat. Trump pretendon se të dy aplikacionet e ndaluara mbledhin një sasi të madhe të të dhënave të përdoruesve, duke i krijuar kështu mundësinë Pekinit të aksesojë informacionet personale dhe ekonomike të qytetarëve amerikanë: "Potencialisht Partia Komuniste, me këto të dhëna, mund të spiunojë punonjësit federalë, të hartojë dosje për ta, t’i shantazhojë dhe të vjedhë sekrete nga kompanitë tona”. Trump është gjithashtu i shqetësuar për qytetarët kinezë, kur thotë se "WeChat lejon Partinë Komuniste të kontrollojë edhe qytetarët e saj në Shtetet e Bashkuara".

Që WeChat është shndërruar dhe censurohet nga partia-shtet, kjo është e vërtetë. Por veprimi amerikan zgjeron përçarjen në botën dixhitale midis SHBA-ve dhe Kinës. Analistët përdorin termin "ballkanizim" për të përmbledhur pikërisht këtë fragmentarizim të internetit. Uebi në Kinë ruhet nga “muri i madh i zjarrtë”, Great Firewall, i ngritur në mënyrë që kinezët të mos bien në kontakt me idetë që qarkullojnë lirshëm jashtë vendit; nuk ka akses në Google, Facebook ose Twitter në Republikën Popullore Kineze. Në Rusi, dezinformatat shpërndahen përmes rrjetit. Sidoqoftë, duke zgjedhur Tiktokun dhe WeChat, administrata Trump po shton tulla në Murin e ri të Berlinit të Luftës së re të Ftohtë, për momentin virtuale.

TvT/Corriere della Sera

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.