Siguria publike në parametrat më të mirë historikë? A mund të besohet ministri?

Postuar në 06 Gusht, 2020 19:48

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaron se siguria publike në Shqipëri është në parametrat më të mirë historikë, afër mesatareve të rajonit.

Siguria publike në Shqipëri është në parametrat më të mirë historikë, afër mesatareve të rajonit, por ende larg objektivit tonë për më shumë siguri.
Qytetarët meritojnë më shumë, ndaj edhe Policia do të angazhohet më fort

shkruan ministri në Facebook. 

Referuar të dhënave zyrtare 7-mujore rezulton që në vitin 2013 janë kryer 74 vrasje, në 2019 janë kryer 31 vrasje dhe në 2020 janë kryer 28 vrasje me dashje.

Ky është grafiku krahasues që sjell ministri që pretendon një sukses të paarritur me parë. Një sukses që vihet në relacion me numrin e vrasjeve me dashje, ndërkohë që sigurisë publike është term më i gjerë. Sepse edhe siguria rrugore është pjesë e sigurisë publike, ndërkohë që vendi vazhdon të cilësohet si i kriminalizuar dhe korruptuar. Nga ana tjetër është disi matematikë inerte dhe pa sens për analizën të konsiderosh periudha mujore për të krijuar statistika pozitive. 

Aq më tepër kur pretendimi është se kemi të bëjmë me arritjet më të mira. Siguria është edhe klimë besimi ndaj institucioneve dhe këtu z. Lleshaj e ka të qartë se është larg të qenit në parametra historikë. Policia ishte institucioni më i besueshëm sipas raporteve të huaj edhe kur ministër ishte Saimir Tahiri, por pak i përgjigjet të vërtetës një përkufizim i tillë. Është koha që institucionet dhe qeveria të ndërtojnë një raport të ri me të ëvrtetën që e dinë por nuk e pranojnë sepse është e qartë si drita e diellit se po flasin për arritje kuturu në emër të një shteti mirëfilli të dështuar. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.