Shenjë e mirë, u kthye Genci si në 2004-ën

Postuar në 04 Gusht, 2020 13:15

Genc Ruli nisi të rishfaqej në PD diku aty nga viti 2004. Sigurisht që ai kishte qenë tërë kohës i djathtë, për këtë nuk ka dyshim, por brenda filozofisë së qëndrestarit, z. Ruli zhvilloi degëzimin e bashkëjetesës me socialistët. Sot z. Ruli është rishfaqur sërish në PD. Mundet të jetë rastësi, por edhe 2020 përkon me një vit elektoral. Si anëtar i Komitetit të Vlerësimit të Kandidatëve për Deputetë, z. Ruli ndër të tjera tha para gazetarëve:

Ky proces është një politikë e hapjes, unë jam njeri që kam pasur qëndrime kritike ndaj lidershipit për shkak se i gjykoja ndryshe si duheshin zhvilluar proceset në atë kohë. Kjo është një shenjë e pjekurisë dhe mendje-hapjes së partisë sot. Unë kam qenë disa herë kritik ndaj lidershipit të PD, vlerësimi ynë kur ka qenë i ndryshëm e kam thënë dhe i kam qëndruar mendimit tim

Pra Basha është hapur, në kuptimin e mendjes. Madje kaq shumë dhe thellë e ka ndjerë ai hapjen saqë edhe partia është pjekur. Këto thotë Genc Ruli që në fund të fundit jep shembullin personal se në politikë mund të bësh prokopi edhe duke folur atë që duhet në momentin e duhur. Fundja ca paragrafë zanorë janë, nuk është harxhim i madh, pa folur këtu se kemi të bëjmë me kontribut për vendin, jo ndonjë merak personal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.