Itali, 1.5 milionë persona në kontakt me CoVid-19. Gjashtë herë më shumë nga sa janë gjurmuar

Postuar në 03 Gusht, 2020 21:23

Në Itali janë publikuar të dhënat e para zyrtare të fushatës kombëtare të testeve sereologjike, kryer mes 25 majit dhr 15 korrikut. 

Sipas rezultateve raportohet se në Itali kanë patur kontakt me virusin 1 482 mijë njerëz, 2.5% e popullsisë që jeton në familje. Kjo është njënshifër 6 herë më e lartë sesa të infektuarit zyrtarë, mes të cilëve nuk ka diferenca të qenësishme gjinore.
Fëmijët 0-5 vjeç dhe të moshuarit mbi 85 vjeç përbëjnë kategorinë moshore më pak të prekur. 

Të dhënat konfirmojnë po ashtu se 41.7% e atyre që kanë patur një kontakt familjar me një të infektuar kanë zhvilluar antitrupa, ndërkohë që asimptomatikët përbëjnë 27.3% të personave me antitrupa.  Këto shifra japin një panoramë më të qartë të situatës që davarit disi emergjencën mbi numrin e viktimave në shkallë popullsie, edhe pse nga pikëpamja e sistemit shëndetësor sfida mbetet po ajo. Të paktën në Itali.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.