Pretendim për atësinë, Gjykata e Lartë braziliane vendos zhvarrosjen e ish-diktatorit paraguajan, Stroessner

Postuar në 31 Korrik, 2020 02:30

Gjykata e Lartë e Brazilit ka vendosur zhvarrosjen e ish-diktatorit paraguajan, Alfredo Stroessner pas një kërkese të një qytetari nga Paraguaji që pretendon se është i biri. Gjykata konsideroi kërkesën e Enrique Alfredo Fleitas i cili pretendon se është djali i ish-të dashurës së Stroessner, Michele Fleitas.

Akti i zhvarrosjes do të bëhet për të kryer analizat e ADN-së në mënyrë që të provohet pretendimi, prej nga ku do të vendoset edhe për pasurinë 20 milionë dollarë që ka lënë ish-diktatori.

Streossner erdhi në pushtet në vitin 1954 përmes një grushti shteti dhe u largua po me grusht shteti më 1989 nga gjenerali Andres Rodrigues Pedotti. Pas këtij momenti ai u strehua në Brazil, një vend që strehon nomenklaturën e shumë diktaturave amerikanolatine. Ai vdiq në vitin 2006 në moshën 93 vjeçare dhe sipas akuzave zyrtare mban përgjegjësi për persekutimin e intelektualëve, aktivistëve dhe disidentëve, përfshirë 20 mijë të torturuar, 4 mijë të vrarë dhe 336 të zhdukur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.