Palmer 2019: Zgjedhjet nuk shtyhen. Trump 2020: Të shtyhen zgjedhjet. Basha 19-20 u soll si kryeministër

Postuar në 31 Korrik, 2020 02:58

Donald Trump propozoi dje shtyrjen e zgjedhjeve. Argumenti: Frikë për mos numërimin e saktë, apo mosvotimin.

Pak rëndësi ka këtu argumenti, pasi ai shtjellohet juridikisht nga të tjerë. Plus nuk jemi në kushtet e vendimmarrjes finale. Presidenti i Amerikës, ai që është dhe që nuk u pëlqen shumë njerëzve, në parim po na thotë se zgjedhjet përpara se të jenë procedurë janë shprehje vullneti. Si të bësh zgjedhje të pranueshme kur nuk ke garanci se do të votojnë të gjithë dhe në mënurë të fshehtë?

Zoti Trump ka thyer një tabu përmbi të gjitha dhe të gjithë nën të nuk kanë bërë gëk. Askush deri më tani nuk ka dhënë dorëheqjen si shenjë e protestës ndaj kësaj deklarate. As moralizuesit e demokracisë. 

Kjo e zgjedhjeve dhe shtyrjes është e freskët për ne në Shqipëri. Ju kujtohet Mathew Palmer? Kishte, ndoshta ia kanë lënë ende, detyrën e zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit dhe në vitin e fundit elektoral në Shqipëri nuk linte rast pa dalë e bërë presion. Ja se çfarë thoshte ai në një intervistë për Zërin e Amerikës:

Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor 2019. Presim që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente.

Në kushte ideale ne do të kishim dashur që në zgjedhje të merrnin pjesë si partitë e opozitës, ashtu edhe të qeverisë. Këtë ua bëmë të qartë me forcë udhëheqësve të opozitës, përpara se ata të vendosnin të bojkotonin zgjedhjet. Është për të ardhur keq që vendosën ndryshe. Por kjo nuk do të thotë që zgjedhjet nuk duhen zhvilluar. Pas zgjedhjeve, do të ketë mundësi që të krijohet Gjykata Kushtetuese, është plotësisht e mundur që Gjykata të vendosë që zgjedhjet duhen përsëritur, por kjo i takon Gjykatës ta vendosë dhe jo politikanëve të veçantë…

Pra zgjedhje duhet të ketë edhe me një parti. Thotë Palmer demokrati. Trump, shefi i tij, mendon ndryshe. Zgjedhjet edhe mund të shtyhen. Këtu nuk ka nevojë për pyetje sepse nuk ka çfarë të pyesësh, veçse të kuptosh se çfarë ndodh kur lë që në krye të shtëpisë të ulen të tjerët. Sot edhe kryeministri po na mbron duke thënë se për Shqipërinë vendosin shqiptarët, kuptohet pasi i vodhi i pari ndihmat e aleatëve gjatë luftës me Lulzim Bashën. Ky i fundit mundet të shohë diçka nga kjo e Trump tani e le të qurravitet në Këshillin Politik për ndonjë kockë, pasi siç po shihet nuk pati këllqe për asgjë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.