Ndryshimi i Kushtetutës, Anastasi: I ngutshëm!

Postuar në 31 Korrik, 2020 15:02

Ndryshimet kushtetuese të miratuara këtë të enjte në Parlament, u bënë me ngut dhe në një kohë aspak të mjaftueshme, për ndryshime të tilla madhore në ligjin themeltar të Republikës së Shqipërisë. Në një intervistë për TvT, Aurela Anastasi e pranoi ngutin nga ana e mazhorancës, por tha se ndërhyrjet e fundit nuk janë antikushtetuese.

Kemi këto ndryshime kushtetuese, sikurse ato sjellin disa të reja në kuadrin e sistemit proporcional rajonal,. Nga mënyra se si do t’i afektojnë partitë poltike, çfarë do të përfitojnë kandidatët dhe zgjedhësit do të varet shumë nga kodi zgjedhor.

Megjithatë, sipas konstitucionalistes Anastasi, votimi i ndryshimeve kushtetuese, duhej të ishte bërë me dakordësinë e palëve.

Natyrisht, koha në të cilën u shqyrtuan është shumë e pamjaftueshme. Një marrëveshje e përbashkët e të gjitha forcave politke do të ishte e shëndetshme. Nëse do të kishim një konsensus të përgjithshëm, duke përfshirë maxhorancën, opozitën jashtë Kuvendit dhe atë brenda, ne mund shmangnim këto ndryshime.  

Deri më tani, Kushtetuta që nga referendumi popullor i 1998-s është ndryshuar 6 herë, ashtu sikurse Kodi Zgjedhor, me 4 ndryshime. Por sa të shëndetshme janë ndryshime aq të shpeshta për një shtet?

Ne pretendojmë që një kushtetutë e miratuar me referednum popullor të jetë më e qëndrueshme. Por mendoj që janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar. Lidhen me faktorët politkë dhe jetën e paqëndrueshme politike. Në një fazë të tillë tranzicionale, vëmdneja duhej të ishte në rrënjosjen e një kulture të re, që është kultura demokratika. Ndoshta qytetari është vënë në vëmendje, unë mendoj se kanë qenë interesat e partive politike.

Sa i përket idesë së hedhur nga presidenti i republikës që çdo ndryshim i Kushtetutës të bëhet me referendum, Anastasi nuk është aspak dakord. Sipas saj, referendumet do të përdoreshin për abuzime nga ana e partive politike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.