PS-ja detyrohet një ndjesë publike për listat

Postuar në 30 Korrik, 2020 12:23

Lista po happen dhe sot qytetarët duhet të ndjehen të gëzuar. Kori parlamentar socialist po këndon prej ditësh këngën e demokracisë, duke synuar të bindë gjithkënd se demokracia e vërtetë është dhuratë e kësaj partie. Deputetja Klotilda Bushka bëri këto komente: 

30 korriku do të mbahet mend ku në ligjin tonë themelor, në Kushtetutë sanksionohet fuqizimi i qytetarëve përmes listave të hapura. Kjo është kërkesë e qytetarëve shqiptarë. Prandaj ne sot e pranojmë me veprime konkrete duke miratuar ndryshimet përkatëse kushtetues që garanton përkthimin e votës së drejt për drejt me mandate përfaqësimi sipas vullnetit të qytetarit? Reforma zgjedhore dhe proceset zgjedhore bëhen nga aktorët politik, por i shërbejnë qytetarit, s’kanë këto procese vetëm përcaktimin e rregullave dhe procedurave të garës elektorale, por mbi të gjitha garancitë që vullneti i sovranit nuk deformohet me truqe apo kërkesa politike.

Publiku duhet të ketë besim mbi proceset zgjedhore. 
Kushtetuta vendos një nivel poshtë së cilit nuk mund të shkohet, 2/3 e listës duhet të jetë patjetër e hapur. Ekspertët dhe modelet sugjerojnë që një pjesë e listës të mos jetë e hapur, për të garantuar përfaqësimin gjinor. Sistemet me lista të hapura janë përcaktuar nga standardet ndërkombëtare

tha deputetja Bushka.

Në themel hapja e listave mundet të jetë një gjë e mirë, por manifestimi demokratik i Partisë Socialiste është i pavend. Kjo për arsyen e thjeshtë se sistemin e tanishëm e imponoi kjo parti, kryetari i saj aktual që sabotoi ndër të tjera edhe kohezionin kushtetues me arnimet e veta. Në këtë kuptim, PS-ja detyrohet një ndjesë, jo pse sistemi i tanishëm elektoral është antidemokratik, pasi ai është legjitim dhe kushtetues, por sepse ajo po e shpall atë si të tillë, pra kundërdemokratik dhe që kufizon të drejtën e zgjedhjes. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.