Një intervistë e 1988 që konfirmohet sot, por edhe përgënjeshtrohet

Postuar në 30 Korrik, 2020 00:10

Ky është një fragment nga një intervistë e Noam Chomsky, zhvilluar në vitin 1988 me gazetarin dhe komentatorin e politikës, Bill Moyers, në të cilën Chomsky flet për krizën e demokracisë. Për kontrollin mbi masat, shmangien e tyre nga vendimmarrja e vërtetë duke eliminuar pjesëmarrjen reale.

Disa nga përcaktimet e Chomskyt janë realitet, sidomos shndërrimi i institucioneve në entitete ceremoniale, por kontrolli mbi masën tanimë ka tjetër natyrë. Sot jetojmë në kohën e liderëve të krijuar nga rrjetet sociale, në të cilat farkëtohet edhe ai konsensusi për të cilin flet Chomsky. Mirëpo a është demokracia më e vërtetë, më funksionale, më e drejtë, apo po shndërrohet ajo në një rend që ilustron se pjesëmarrja prodhon aksidente. Pra duket se në fazën e tanishme konfirmohet teza e atyre që gjuhëtari amerikan i vendos para kritikës.

Kaosi i tanishëm politik nuk mund të sfidohet më nga konspiracioni i kontrollit masiv, pasi vetë gjigandët e teknologjisë ishin një krijim “revolucionar” i një kohe që shenjohet nga teknologjia dhe nga liria e paprecedentë në të drejtën e pacensuruar për t’u informuar. Por diçka sërish nuk po funksionon sepse ideja që informimi çon në liri dhe dije, apo kapitalizim pozitiv për të gjithë, mesa duket nuk është e vërtetë. Apo nuk konfirmohet në përvojën tonë të deritanishme.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.