Të dhënat zyrtare rrëzojnë alarmin e imigracionit. Emigrantët e lënë Hollandën brenda 10 viteve

Postuar në 26 Korrik, 2020 13:11

Një studim i zyrës holandeze të statistikave, CBS, konstaton se emigrantët që mbërrijnë në mëtë vend largohen që aty në harkun kohor të 10 viteve. 

Në vitin 2018 - viti i fundit për të cilin ka shifra – 191 000 njerëz me origjinë jo-holandeze kanë hyrë në vend. Puna ishte motivimi më i rëndësishëm për 58% të tyre që mbërrinin nga Evropa. Nga numri i përgjithshëm i emigrantëve në BE, 40% hynë në vend për të punuar, ndërsa motivime të tjera ishin për t'u bashkuar me familjarët, për studime apo për të kërkuar azil. Numri i përgjithshëm i migrantëve arriti kulmin në vitin 2016, por edhe shifrat e atyre që synojnë Holandën për të punuar gjithashtu janë rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 2009, ndërsa numri i azilkërkuesve është tkurrur në mënyrë dramatike vitet e fundit. Tre të katërtat e të gjithë migrantëve të punës që mbërritën në Holandë në 1999 dhe 2009 u kthyen në vendet e tyre brenda 10 vjetëve, zbuloi studimi. Më shumë se 70% e atyre nga vendet e BE-së ose EFTA që arritën në vitin 2009 ishin larguar brenda një dekade, dhe 54% e emigrantëve nga vendet e tjera gjithashtu

citon studimi. 

Këto gjetje kontrastojnë qasjen e vendeve si Holanda ndaj imigracionit. Nuk ka një arsye të qartë pse njerëzit largohen, por duhet presupozuar se ikja në fakt rrëzon teorinë e ndryshimit të raportit të popullsisë. Mundet të jetë që Hollanda të jetë rast i veçantë, pasi Franca dhe Gjermania p.sh janë vende europiane që kanë imigracion historik, mirëpo kur vjen puna te qëndrimet politike, ajo është konservatore si pak të tjerë. Në çdo rast, gjetjet na thonë se imigracioni nuk është emergjenca që mediatizohet rëndom, të paktëm deri më tani. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

"...Nuk ka një arsye të qartë pse njerëzit largohen,..." Kush tha? Nje pjese kane kuptuar se po shfrytezohen, pas kesaj denohen, e pas kesaj edhe diskretitohen, pas gjithe ketyre nuk ka as edhe nje institucion ti mbroje; ne pamundesi te kundershtojne si shume te tjere, ne pamundesi edhe te durimit te kesaj gjendje, largohen! Ky fenomen po ndodh me shume ne Gjermani, pastaj mund te llogariten vende te tjera, sic ben fjale shkrimi per Holanden p.sh..

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.