Turqia nis kërkimet në Mesdheun Lindor: Një ishull 4 milje2 nuk mund të gjenerojë 15 400 milje2 zonë detare

Postuar në 25 Korrik, 2020 23:26

Ambasada turke në ShBA njofton se anija Oruc Reis ka nisur kërkimet sizmike në atë që e quan shelfi kontinental i Turqisë. Në një mesazh në tuiter, ambasada deklaron se Turqia po ushtron të drejtat e veta sovrane dhe rikujton se pretendiemt e Greqisë janë maksimaliste dhe të pambështetura në praktikën ndërkombëtare.

Të besosh se një ishull i vogël me sipërfaqe 4 milje katror, vetëm 1 milje nga Turqia dhe 360 milje nga toka greke, mund të gjenerojë 15 400 milje katror zonë detare është e papranueshme. Ky pretendim maksimalist i Greqisë është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar

thekson ambasada. 

Kërkimet e Turqisë përfaqësojnë tashmë një politikë të faktit të kryer për Greqinë dhe aleatët e vet. Athina ka deklaruar se nuk do të tolerojë shkeljen e sovranitetit të saj territorial.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.