Një foto false e një ngjarjeje të vërtetë

Postuar në 24 Korrik, 2020 16:34

Fotoja në fjalë paraqet kalimin e një Mig -17 sovjetik nën urën “Tetori” në qytetin e Novosibirsk më 4 qershor 1965. Kalimi është i vërtetë, por fotoja false.

Piloti pas kalimit ekstrem është Valentin Privalov që nis karrierën e aviacionit në Balltik ku edhe mësoi kalimet të vështira.

Piloti tregon se ëndrra për të kaluar një urë ishte e hershme, por ai nuk kishte guxuar ta bënte për shkak se do pezullohej nga fluturimi. Më 4 qershor 1965 u dha urdhëir I një fluturimi rutinë me Mig -17, një edicion supersonik i prodhimi ushtarak sovjetik të kohës. Privalov po fluturonte mbi re, kur i erdhi urdhëri të bënte zbritjen.

Papritur pashë këtë urë. Ky ishte momenti. Nuk isha më unë. Dukej sikur fati ma kishte vënë para

shprehet piloti.

Një metër vetëm mbi ujë me shpejtësi 700 km/orë duke mbajtur kontroll ekstrem të avionit. Ura vetë është 30 m e lartë dhe 120 e gjatë.

Isha i qetë dhe sapo kuptova se urën e kisha lënë pas i dhashë gaz dhe u ngjita mbi re

vazhdon shpjegimin ai.

Një kalim që la pa gojë njerëzit e qytetit dhe ata që ishin mbledhur në urë.

Pas ngjarjes erdhi arrestimi i të katër pilotëve të skuadriljes. Pirvalov u dërgua para një ish-piloti me gradë Marshall, Eugene Savitskty që i bëri një dush të fortë me sharje. Çështja e mbyll me një urdhër të ministrit të Mbrojtjes të BS-së, Rodion Malinovsky që urdhëroi mosdënimin e pilotit, pasi edhe vetë ishte një njeri që pëlqente rrezikun.

Fotografia e këtij kalimi është false, ndonëse ilustron një ngjarje të vërtetë. Këndi i avionit dhe përmasat nuk përputhen me të dhënat reale. Sipas mediave ruse, fotoja është krijuar nga projektuesi Eugene Sotsihovsky pas një kërkese të Muzeut të Novosibirskut. Është interesante po ashtu se kjo ngjarje tregohej në Shqipëri duke ia atribuuar një kadeti me origjinë shqiptare, mesa duket një episod i tjetërsuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.