Macron ka ambicie edhe në Mesdhe: Franca nuk do lejojë që siguria të varet nga Turqia dhe Rusia

Postuar në 23 Korrik, 2020 14:02

Franca nuk do të lejojë që çështjet e sigurisë në Mesdhe të kalojnë në duart e aktorëve si Turqia dhe Rusia. Të paktën këtë ka deklaruar presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë një konference për shtyp me homologun qipriot, Nicos Anastasias.

Do të ishte një gabim serioz që çështjet e sigurisë të lihen në duar të aktorëve të tjerë. Ky nuk është një opsion për Europën dhe është diçka që Franca nuk ka për ta lejuar. Ajo që po luhet është një luftë pushteti, veçanërisht nga Turqia dhe Rusia që po e afirmojnë veten përherë e më shumë, një zhvillim përkundrejt të cilit BE-ja po bën shumë pak

tha Macron.

Presidenti francez ka bërë thirrje që Europa të reagojë me sanksione ndaj Turqisë dhe atre që ai i quajti provokacione në Mesdheun Lindor, të cilat kanë të bëjnë me veprimtaritë kërkuese për naftë.  Franca është një vend që tradicionalisht ka marrëdhënie jo të mira me Turqinë dhe në Francë jeton një nga komunitetet më të mëdha armene. Nga ana tjetër, kompanitë franceze të kërkimit janë të përfshira në kontrata për naftën dhe gazin në Mesdhe, një zonë ku është pak e vështirë të mendohet se aktorë si Turqia apo Rusia do mund të mbahen jashtë çështjeve të sigurisë.

Prova e fundit ushtarake e Francës në këtë drejtim është me krizën e Suezit në vitin 1956 ku ajo u poshtërua.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.