Projektligj për eutanazinë e 75 vjeçarëve të shëndetshëm në Hollandë

Postuar në 21 Korrik, 2020 01:34

Në Parlamentin hollandez është depozituar së fundmi një projektligj që u njeh të drejtën njerëzve të shëndetshëm mbi 75 vjeç për t’i dhënë fund jetës. Projektligji për eutanazinë ka si relatore Pia Dijkstra e partisë D66 që diskutohet që në muajin janar, pasi siç raportojnë mediat hollandeze:

qeveria zbuloi se ka rreth 10 000 njerëz mbi 55 vjeç që kanë një dëshirë serioze për të vdekur

Për të drejtën e zgjedhjes së vdekjes në parim është pro edhe kryeministri Mark Rutte, por brenda koalicionit të tij ka shumë kundështi për këtë gjë. 

Projekti parashikon që njerëz mbi moshën 75 vjeç dhe që janë të shëndetshëm, por shprehin dëshirë të fortë për të vdekur për të paktën 2 muaj, atëherë fitojnë të drejtën e ndihmës nga një supervisor i vdekjes. Relatorja Dijkstra shprehet se projektligji u jep të drejtën e zgjedhjes së vdekjes njerëzve që konsiderojnë se kanë kompletuar jetën e tyre dhe sipas saj në vitin 2017 kjo nismë mori mbështetjen e 117 mijë njerëzve në Hollandë. Ajo ka shtuar se kjo është një zgjidhje për një “vdekje me dinjitet”, diçka që tingëllon paksa ironike në një vend aq social sa Hollanda.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.