Krahas Gjermanisë, Trump redukton prezencën ushtarake amerikane edhe në Korenë e Jugut

Postuar në 21 Korrik, 2020 00:50

Krahas Gjermanisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur reduktimin e personelit ushtarak edhe në Korenë e Jugut. Gazeta “The Wall Street Journal” raporton se Pentagoni ka paraqitur në Shtëpinë e Bardhë planin e ristrukturimit dhe rivlerësimit të stacionimeveushtarake amerikane në botë, mes të cilave ka rënë në sy Korea e Jugut. Aktualisht SHBA ka të dislokuara 28 500 trupa në këtë vend që konsiderohet si aleat strategjik dhe pjesë e interesave kryesore amerikane në botë. Mirëpo duket se administrata Trump e ka shumë seriozisht dhe beson se vendet që përfitojnë siguri nga prania amerikane duhet së paku të paguajnë.

Së fundmi Trump tërhoqi 9 500 trupa nga Gjermania ku ishin stacionuar 34 500 trupa dhe ka paralajmëruar reduktim të mëtejshëm.

Ish-ambasadori i SHBA në Gjermani, Richard Grenell ka njoftuar se administrata e tanishme synon të tërheqë trupa nga Siria, Afganistani, Iraku, Korea e Jugut, Japonia dhe Gjermania. Këto janë vende ku angazhimi ushtarak amerikan lidhet me nisjen apo zhvillimin e një lufte. Lidhur me Korenë, SHBA ndodhet aty që nga lufta e vitit 1952 dhe në vitin 1991 është rënë dakord që Seuli të paguajë për mbajtjen e trupave amerikane, por presidenti Trump insiston që të paguhet më shumë.

Politika e tanishme e Trump dhe ndasitë në politikën perëndimore kanë ushqyer idenë se edhe NATO, një aleancë e sigurimit kolektiv, nuk e përligj më ekzistencën e vet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.