Kërkuesit izraelitë: Fenofibrate, barna kundër kolesterolit, neutralizon për pesë ditë CoVid-19

Postuar në 15 Korrik, 2020 15:48

Një tjetër medikament ekzistues raportohet se jep efekte shumë pozitive në luftën ndaj CoVid-19. Kërkues të universitetit hebraik në Jeruzalem dhe Qendrës Mjekësore Mali i Sinait në Izrael deklarojnë se një barnë që përdoret kundër niveleve të lartra të kolesterolit, quajtur – Fenofibrate(Tricor) – mund ta neutralizojë virusin në mushkëri. Sipas kërkuesve hebrenj koronavirusi ka nevojë për një akumulim yndyrnash në mushkëri në mënyrë që të riprodhohet, ndaj edhe medikamenti në fjalë e eliminon shkakun e shumimit të tij dhe për pasojë komplikimeve që jep.

Duke kuptuar sesi CoVid-19 kontrollon metabolizmin tonë, ne mund të veprojmë për të kontrolluar virusin dhe ta privojmë atë nga burimet e shumta për të cilat ka nevojë për të mbijetuar

citohet prof. Ya’acov Nahmias.

Ky konkluzion jep një shpjegim se përse nivelet e larta të sheqerit dhe të kolesterolit janë faktorë shumë të rrezikshëm për ata që preken nga koronavirusi edhe pse mund të mos jenë diabetikë. Sipas kërkuesve në fjalë, barna në fjalë e neutralizoi plotësisht koronavirusin nga mushkëritë brenda pesë ditëve, një zbulim që nëse pranohet dhe konfirmohet do të jepte një zgjidhje shumë efektive në përballjen e pandemisë së tanishme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.