Foibet e Basovicës në Trieste/Pajtim historik italo-slloven

Postuar në 14 Korrik, 2020 16:15

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella dhe ai i Sllovenisë, Borut Pahor kanë nderuar të dy, dorë për dore, viktimat e foibes në Basovica të Sllovenisë. Foibet janë një njollë e rëndë në raportet italo-jugosllave pasi sipas përshkrimit të historiografisë italiane, në foibet e Istrias partizanët jugosllavë vranë me qindra qytetarë të kombësisë italiane.

Prezenza e Pahor në ceremoni përbën aktin e parë të njohjes zyrtare nga një funksion i një vendi të ish-Jugosllavisë të akteve të rënda të LIIB në këtë rajon. Në këtë kuadër mirëkuptimi Italia ka vendosur të rikthejë Sllovenisë, Shtëpinë e Popullit, një godinë pesë katëshe e fillimit të shekulit të 20-të që u dogj nga fashistët në korrik të vitit 1920. Po kështu të dy presidentët kanë nderuar katër viktima sllovene të vitit 1930, vrarë nga fashistët po në Basovicë.

Historia nuk fshihet, përvojat e dhimbshme nuk harrohen. Por sot, përballë sfidave të kohës duhet përgjegjshmëri

ka thënë Mattarella.

Në Basovicë mendohet se partizanët e Titos vranë dhe hodhën në foibe rreth 2000 ushtarakë dhe civilë italianë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.