Qeveria provon sërish: Prezanton drejtorin e ri të Kadastrës në Vlorë

Postuar në 13 Korrik, 2020 13:17

Sot drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lamaj, ka prezantuar kreun e ri të Kadastrës në Vlorë. Quhet Ani Binaj dhe i shtohet listës së gjatë të drejtorëve që janë ndërruar në këtë agjenci rajonale ku duhen zbatuar disa vendime të vështira. Në fjalën e tij ndër të tjera Lame tha:

Vlora po paguan kusuret e 30 vjetëve papërgjegjshmërie në fushën e pronës. Askund si në Vlorë kanë qenë prezente:

- Fallsifikimet e regjistrave të pasurive të paluajtshme

- Çështjet gjyqësore të hapura e zgjatura, në shumë raste edhe mbi 5 e 10 vjet.

- Vendimet e Prokurorisë për zbulimin e grabitjeve të pronës publike e private. Kujtoj këtu vetëm vendimet e kohëve të fundit në bregdetin e Karaburunit

- Konfliktet civile të cilat kanë mbushur kronikën e zezë të këtij qyteti.

- Gjithashtu, edhe situata me AMTP-të dhe rregjistrimin e tyre, nuk ka ecur mire në Vlorë. Kujtojmë këtu që Vlora është edhe një zone bujqësore dhe blegtorale.

- Procesi i legalizimeve në Vlorë nuk ka ecur keq. Deri tani janë kryer 10.400 legalizime. Në këtë kuadër, drejtorit të ri i del detyra e përshpejtimit të këtij pocesi.

Drejtoria Vlorë është një nga drejtoritë më të rendësishme të Kadastrës Shqiptare, duke marrë në konsiderate se ajo ka në administrim të vet regjistrin e pasurive të paluajtshme dhe hartat kadastrale për 106 Zona Kadastrale dhe ofron shërbime kadastrale për territorin e 3 Bashkive, përkatësisht Vlorë, Himarë dhe Selenicë.

Nga këto 106 Zona kadastrale, 28 janë ende pa regjistrim fillestar, me një total prej afërsisht 65.000 pasuri të paluajtëshme.

Sikurse jeni në dijeni, ASHK ka filluar procesin e regjistrimit fillestar për te gjitha zonat kadastrale të mbetura.

Ndër zonat që kanë nisur regjistrimin së fundmi janë edhe 8 ZK të Bashkisë Himarë, proces i cili po kryhet nga Projekti i Përmiresim/Përditësimit dhe Regjistrimit Fillestar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së.

Regjistrimi fillestar është hapi kyç drejt garantimit të të drejtave të pronarëve të ligjshëm, në kuadër të sigurimit dhe krijimit të tregut të konsoliduar të tokës.

Drejtori i ri i Kadastrës Vlorë, së shpejti do të ketë në dorë rezultatin e këtij procesi, për ta vënë atë në dispozicion të qytetarëve dhe biznesit.

Por pavarësisht procesit të regjistrimit fillestar, detyra kryesore e tij do të jetë ofrimi i shërbimeve ndaj qytetarëve në kohë dhe me cilësi duke përmirësuar ndjeshëm mangësitë që mund të jenë krijuar gjatë këtyre kohëve

Lame ka harruar ndoshta të theksojë se askund si në Vlorë pushtetarët nuk kanë sponsorizuar vjedhjen e pronës. Të shpresohet se drejtori i ri do të shkojë përtej disa muajve në detyrën e re.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.