BE-ja do bëjë disa deklarata

Postuar në 13 Korrik, 2020 12:02

Bashkimi Europian nuk do të bëjë asgjë në rast se Turqia vijon me kërkimet e naftës në Mesdheun Lindor. Gazeta greke “Kathimerini” raporton se ndonëse Greqia ka kërkuar të debatohet për raportet me Turqinë dhe ka propozuar një sërë masash të forta, Brukseli zyrtar nuk ka ndërmend të miratojë ndonjë prej tyre.

Nuk ka ndonjë synim të vendosen në tavolinë ideja e sanksioneve ndaj Turqisë për aktivitetet e saj të kërkimit të naftës dhe gazit 

citon gazeta një zyrtar të lartë të BE-së. 

I njëjti zyrtar ka pranuar se heqja dorë e Turqisë  nga kërkimet në zonën e Qipros dhe mosthyerja e embargos ndaj Libisë janë thelbësore për përmirësimin e marrëdhënieve me BE-në, por lidhur me to unioni nuk ka ndërmend të veprojë konkretisht. 
Përkundrazi, unioni ka ndërmend të bëjë disa gjeste të vullnetit të mirë ndaj Turqisë, në funksion “të zhbllokimit të një marrëdhënieje shumë të vështirë”.
Mesa duket shpresa e Greqisë te Bruskeli është boshe, për shkak se rëndësia e Turqisë tashmë është thuajse jetike për sigurinë e unionit. 

Në një opinion në “Politico”, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglou tërheq vëmendjen për faktin se sjellja e Europës në Libi dhe Mesdheun Lindor jo vetëm lë për të dëshiruar, por ajo injoron disa elementë themelorë të sigurisë siç është roli i Turqisë. Ministri deklaron se Turqia do të vazhdojë të përmbushë detyrimet e veta, por politika e deritanishme e injorimit të pretendimeve të saj në Egje dhe mbështetja e gjeneralit Haftar në Libi, sikurse shmangia e BE-së nga detyrimet për refugjatët në Siri, janë problematike. Ai ka bërë thirrje që BE-ja të adoptojë një formulë tjetër për raportet me Ankaranë e cila nga ana e vet po bën të qartë se nuk ka për të lëvizur asnjë presje nga synimet e veta strategjike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.