Komiteti i Ekspertëve ka dështuar në menaxhimin e pandemisë

Postuar në 12 Korrik, 2020 14:18

Erion Dasho, mjek, ekspert i Shëndetit Publik, është kundër idesë së mbylljes së fundjavave, si një mjasë për të parandaluar rritjen e rasteve të reja me koronavirus. Në studion e lajmeve në TvT, Dasho tha se një masë e tillë, për të cilën u shpreh pro edhe shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, nuk tregon gjë tjetër veçse dorëzimin e Komitetit të Ekspertëve sa i takon menaxhimit të pandemisë.

Zonja Bino është pjesë e Komitetit të Ekspertëve. Ky i fundit ka dështuar në parandalimin e përhapjes së Covid-19 dhe në manaxhimin e krizës. Japin rekomandime që nuk bëjnë sens. Ti drejtohesh karantinës në mesin verës në një kohë kur qytetarët shkojnë në plazhe për efektet e tij shëndetësore dhe për të hequr stresin e karantinës, i kalon kufijtë e përgjegjshmërisë dhe nuk tregon tjetër veçse dorëzimin e Komitetit të Ekspertëve”, tha ai.

Dasho theksoi se strategjia më e mirë mbetet parandalimi në të gjitha nivelet.

Si çdo sëmundje tjetër në persona të caktuar Covid-19 ka edhe pasoja afatgjata. Kjo sidomos për pacientët pas intubimit. Të dhëna të shumta flasin se këto pasoja kalojnë dhe janë të kthyeshme. Në parim qytetarët duhet të jenë më të fokusuar te parandalimi dhe i rekomandoj ministrisë dhe Komitetit të Ekspertëve të ndërtojnë strategjinë parandaluese”, tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.