Dëgjimi, shqisa që i “dorëzohet” e fundit vdekjes

Postuar në 12 Korrik, 2020 23:33

Edhe kur jemi në fund të jetës dhe nuk u përgjigjemi më stimujve të jashtëm, truri ynë vazhdon të dëgjojë fjalët dhe tingujt që vijnë nga jashtë. Dëgjimi është në të vërtetë i fundit nga pesë shqisat që i dorëzohet vdekjes.

Një studim i Universitetit të British Columbia, i botuar në revistën “Science Reports”, i kryer mbi pacientët e një klinike në Vankuver kur ata ishin ende të vetëdijshëm dhe kur ndërruan jetë tregon pikërisht këtë. Duke përdorur elektroencefalogramin, studiuesit e udhëhequr nga Elizabeth Blundon krahasuan të dhënat e këtyre pacientëve me ato të njerëzve të shëndetshëm. Studiuesit përdorën tipe të ndryshme tingujsh, të zakonshëm dhe më të rrallë, në frekuenca të ndryshme. Përgjigja e trurit u monitorua më pas me elektrokardiogramë. U vu re se disa pacientë, edhe pasi ishin konfimruar të vdekur u përgjigjën në një mënyrë të ngjashme me reagimin e trurit të njerëzve të rinj dhe të shëndetshëm.

"Në orët e fundit para një vdekje të afërt natyrore, shumë njerëz hyjnë në një fazë jo të përgjegjshme," shpjegoi Blundon. Të dhënat tona tregojnë se truri që po vdes akoma arrin t'i përgjigjet tingullit, madje edhe në gjendje të pavetëdijshme, deri në orët e fundit të jetës. “Ne arritëm të identifikonim procese specifike njohëse në të dy grupet duke vërejtur se truri i pacientëve, të cilët nuk përgjigjeshin më stimujve të jashtëm, reagonte në mënyrë të ngjashme me atë të pjesëmarrësve të tjerë në studim". Ky hulumtim forcon bindjen e krijuar në përvojën e punës nga mjekë dhe infermierë të klinikës, sipas të cilëve tingujt e lëshuar nga njerëzit e dashur u jepnin rehati pacientëve që po vdisnin. Sidoqoftë, studiuesit nuk mund të konfirmonin nëse njerëzit që vdisnin ishin të vetëdijshëm edhe për atë që ndiejnë. “Ne nuk mund ta dimë nëse ata po mbajnë mend, po identifikojnë zërin ose po kuptojnë gjuhën - përfundojnë autorët - ndërsa i përgjigjen stimulit dëgjimor. Por ideja është që ne duhet të vazhdojmë të flasim me njerëzit kur ata po vdesin sepse diçka ndodh në trurin e tyre".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.