Tani pro listave të hapura: I kërkojnë qytetarët

Postuar në 10 Korrik, 2020 14:57

Kryeministri Edi Rama tha sot se ai nuk është kundër listave të hapura dhe në këtë qëndrim ka mbështetjen e partisë. Në një konferencë shtypi në mesditë, Rama tha se maxhoranca ka vendosur të mbështesë hapjen e listave, një qasje që sipas tij përkon me dëshirën e një pjese të madhe të votuesve shqiptarë.

“Kemi vendosur të mbështesim një hapje të listave dhe t’i japim mundësi çdo zgjedhësi të zgjedhë subjektin dhe të shprehë preferencën e tij për deputetin apo deputeten. Është një vendim, i cili reflekton bindjen tanimë se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë, që shkon shumë përtej një shumice apo pakice qeverisëse. Prioriteti është që PS-ja të reflektojë shoqërinë dhe të reflektojë interesat dhe ambiciet e shoqërisë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se PS-ja i ka dhënë opozitës jashtëparlamentare një mundësi reale në proces.

Vendosëm të bëjmë një lëshim, që është lëshimi më i madh i imagjinueshëm për një forcë të madhe politike. Ne me opozitën parlamentare kemi pasur një qëndrim shumë të qartë”, përfundoi kreu i ekzekutivit.

Nuk ka vonuar reagimi i kreut të grupit demokrat, Myslim Murrizi, i cili e cilësoi fitore të opozitës parlamentare dakordësinë e kryeministrit Rama për hapjen e listave. 

"Kjo është një fitore e parë e opozitës parlamentare. Ju pata thënë se avash avash edhe kryeministri do të ulet më këmbë në tokë, po ashtu edhe shumë të tjerë në ditët në vijim. Fitorja e grupit opozitar është e qytetarëve shqiptarë. Rama nuk miraton dhe voton asgjë në konferencë shtypi. Votimi në parim në komision hap rrugë që ligji të vijë në seancë", tha Murrizi.

Për kreun e PD-së, kjo lëvizje e Ramës është frikë nga humbja në zgjedhje.

Rama sot prishi marrëveshjen e 5 qershorit t në të cilën u investuan forcat politike dhe me ndërmjetësimin e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe. Në këtë marrëveshje qendrore ishte miratimi me konsensus i reformës zgjedhore dhe do të plotësonte një kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Ne si opozitë kemi bërë gjithçka për të arritur një marrëveshje. Është i tmerruar nga humbja dhe ka arritur majën e papërgjegjshmërisë", u shpreh Basha.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.