Arrestohet barezi islamik Nicola - Isa. Sgarbi: Kjo ndodh kur zëvendëson orekietet me qebapin

Postuar në 08 Korrik, 2020 20:11

Në Itali është arrestuar një 38 vjeçar nën akuzën e propagandimit të ideve radikale të ISIS. Nicola Ferrara me origjinë nga Bari, rezident në Milano, është konvertuar në Islam dhe quhej Isa. Nicola i kthyer në Isa aderonte në drejtimin salafit të Islamit dhe në vitin 2001 kishte qenë pjesë e një misioni paqeruajtës në Shqipëri. Ai propagandonte ndër të tjera se koronavirusi është një krijim i Allahut, një ndëshkim. 

Ai ishte nën përgjim dhe është ndaluar si “person shumë i rrezikshëm”. Ferrara është një rast i rrallë në Itali, ku dallimi kulturor e ka thuajse pamundësuar sintezën me të ardhurit e feve të ndryshme. Por edhe ky refuzim paqësor i atij që quhet multikulturalizëm duket se nuk mjafton. Për parlamentarin ekzibicionist italian, Vittorio Sgarbi kalimi puliez me emrin Nicola në Isain që propagandon tezat e ISIS, mund të ndodhë kur zëvendëson orekietet me qebapin. Një shpjegim në dukje banal, por që është i thellë sepse ne kemi parë se mënyra si dhe çfarë hamë na identifikon.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.