Taksa e dividentit, "Shell" paralajmëron zhvendosjen e selisë në Britaninë e Madhe

Postuar në 04 Korrik, 2020 14:40

Kompania e njohur Royal Dutch Shell mund ta zhvendosë selinë qendrore në Angli. Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi ekzekutiv i saj, Ben van Beurden përmes një interviste në një prej gazetave hollandeze. Sipas tij, kompania po mendon të shkrijë strukturën e dyfishtë që ka aktualisht mes Hollandës dhe Britanisë së Madhe në funksion të thjeshtimit.

Duhet të mendosh vazhdimisht. Asgjë nuk është permanente dhe sigurisht që ne do të shikojmë klimën e biznesit

është shprehur van Beurden.

Aktualisht “Shell” drejtohet nga një strukturë anglo-hollandeze me selinë qendrore dhe atë fiskale në Hollandë dhe një zyrë të regjistruar në Britani. Agjencia “Reuters” shkruan se një nga arsyet e lëvizjes është taksa e dividentit 15% që është në fuqi në Hollandë. Kompania ka lobuar që ajo të hiqet, kryeministri Rutte premtoi se do ta bënte, por më vonë u tërhoq si pasojë e regimit në opinionin publik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.