Koronavirusi në faturë

Postuar në 04 Korrik, 2020 21:57

Një restorant në Bruksel, Viva M’Boma, ka nisur të aplikojë tarifë për masat e marra kundër CoVid-19. Masat konsistojnë në pleksiglas, maska, gel dezinfektues, të gjitha në shërbim të çdo klienti që duhet të paguajë 5 euro.

Një nga faturat ka qarkulluar në mediat sociale ku ka patur ankesa të shumta, ndër të tjera se 5 euro janë shumë. Mirëpo mediat vënë në dukje se përveçse 3 muaj i mbyllur, restorantit tani i duhet të punojë me 50% të kapacitetit për shkak të masave distancuese, çka rrit vetiu kostot.

Pronari i restorantit ka deklaruar se tarifa është aplikuar vetëm për 10 ditë dhe klientët kanë qenë të informuar. Megjithatë masa në fjalë nuk mirëkuptohet në kushtet kur autoritetet belge kanë bërë reduktim të TVSH-së pikërisht për të kompensuar kostot. Megjithatë lajmi qëndron: Koronavirusin do ta paguajmë të gjithë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.