Nën akuzë është Hashim Thaçi, jo shqiptarët

Postuar në 29 Qershor, 2020 17:09

Frrok Çupi shkruan sot se me akuzën ndaj Hashim Thaçit, Europa vuri në bankën e të akuzuarve të gjithë shqiptarët. Se me këtë proces riciklohet dualiteti i keqkuptimit të Europës me ne. Këtu mund të lexohet opinioni. 

Mirëpo nëse ne duam të shkojmë në Europë pse duhet të kemi frikë prej saj. Çupi është ndër ata që edhe protestat e PD-së i quante pak a shume si projekt antieuropian. Sot Europa na sbpallet kurvë e motit dhe Fishta padyshim është alibia perfekte. 

Mirëpo e njohim mirë këtë lloj kalemi që mprehet për kauzën e solidaritetit. I cili është në fakt term neutralizues për Unitetin. Vetëm se duhet të shohim ftohtë dhe të kuptojmë se nën akuzë është Hashim Thaçi, jo shqiptarët. Nuk po akuzohet Rugova apo Qosja, as Çupi apo Fatos Nano. Po akuzohet një njeri dhe siç na kënë dërdëllisur këto vite ne jetojmë në një sistem penal akuzator në dallim nga ai inkuizitor i para viteve ’90.

Pse xhanëm po shpallin armike Europën një herë të vetme që goditi korrupsionin? Sepse të politizosh akuzën siç bën Thaçi korrupsion është.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.