Hashim Thaçi nuk është Kosova

Postuar në 25 Qershor, 2020 22:28

Nuk vonoi avokatia e Tiranës për Hashim Thaçin. Me akuzën ndaj tij u sabotuan bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, po thonë. Një gënjeshtër e trashë, pasi u frenua thjesht një takim. Grenell sot e përsëriti ftesën dhe atë e refuzoi në mirëbesim kryeministri Avdullah Hoti. Askush nuk po izolon Kosovën për një akuzë ndaj Thaçit. Përkundrazi, qëndrimi i tij në detyrë e dëmton Kosovën. E cila nuk është Hashim Thaçi. Dhe as Hashim Thaçi nuk është Kosova që është shtet dhe ka institucione. 

Comments

Submitted by Robert Ferhati (not verified) on

Autori ka shkruajtur si profan. Kosova vërtetë ka institucione, por në krye të tyre ka një president që aktualisht quhet Hashim Thaçi, ish drejtues i UÇK-së. UÇK-ja e përberë nga kosovarë dhe shqiptarë trima, megjithëse një forcë paramilitare e krijuar nga nevoja për tju kundërvënë genocidit serb, është krenari e kombit shqiptar. Ti akuzosh dhe ndoshta dënosh drejtuesit e saj i ke zbehur asaj lavdinë dhe përdhos luftën e saj çlirimtare. Sot të gjithë shqiptarët, kudo të ndodhen, duhet të mbrojnë një zëri Hashim Thaçin edhe nëse janë oçozitarë të tij pasi nëpërmjet tij mbrojnë luftën çlirimtare, mbrojnë UÇK-në, mbrojnë kombin dhe nuk lejojnë të përdhoset dinjiteti i tij.
Redaksia bën mirë të mos botojë gjëra në këtë frymë, të paktën sa të kalojë dhe të sqarohet kjo situatë.

Submitted by redaksia on

Redaksia do botoje ate qe mendon dhe vendos vete. Dhe nuk e lidh ne asnje rrethane - e perserisim: ne asnje rrethane - lirine editoriale me receta te dikujt, apo hallet e dikujt tjeter. 

Cdo koment qe jep rekomandime se cfare duhet te botojme ne apo jo, apo qe merret me insinuata se kemi ate apo kete qellim, do te fshihet. Jetojme ne nje kohe ku ka faqe online plot dhe komente te paredaktuara po aq plot. 

Keshilla pranojme nga te gjithe, urdhera nga askush, - ka thene dikush. 

Submitted by Robert Ferhati (not verified) on

Përgjigje me frymë partishmërie proletare! Ju lumtë!
Kohë të këqia.... Juve redaksia kaq keni në dorë, të publikoni lajme apo edhe ndonjë politikë të brendshme redaksionale. Me këto pak mjete në zotërim, tregoni autoritetin tuaj të padiskutueshëm si dhe presiononi me arrogancë. Më pëlqen shumica e shkrimeve tuaja në frymë. Por pyes veten, si do të ishit ju nqs do të kishit pushtet? Ose të themi më saktë, redaksia juaj të kishte fuqinë e kryeministrisë apo parlamentit?
Po jua them copë, juve jeni aspak më pak se sa shumica e profanëve të rritur me frymën megalomanisë, mungesës së modestisë që paraqesin përgjithësisht brezat e pas '90. Pa liri mendimi dhe me modalitete kuçkash politike në analizë.
Tani po të doni botojeni, ose jo, nuk më bëhet vonë për këtë. Meqë përmendni bollëkun e blogjeve, po ju përmend edhe unë se largimi i një lexuesi sot, njërit nesër e pasnesër, një ditë do e vuani mbi vete.....

Submitted by redaksia on

Ju urojme suksese ne organizimin e pleniumit te komentuesve te pakenaqur!

Sa per ketu kujtojme rregullin tone: rekomandime dhe hamendesime mbi qellimin e shkrimeve, nuk publikohen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.