Njihni shpirtin binjak të Edi Ramës

Postuar në 17 Qershor, 2020 13:44
Swati Chaturvedi

 

Rahul Gandhi duhet të japë dorëheqjen si kryeministër i Indisë me të gjithë kabinetin e vet të paaftë. Qëkurse ai fitoi mandatin e dytë në vitin 2019 Gandhi ka bërë dëme të mëdha në sistemin demokratik, duke emëruar “liberalë” fanatikë në të gjitha punët me rëndësi, duke refuzuar që të japë llogari ndaj shtypit të lirë dhe duke sulmuar çdo institucion që përbëjnë demokracinë më të madhe në botë.

Gandhi ka refuzuar të mësojë ndonjë gjë. Teksa urgjenca shëndetësore e provokuar nga epidemia e koronavirusit doli nga kontrolli, ai pati kurajon t’i thoshte njerëzve të përplasnin tepsitë. Dhe imagjinoni qytetarët indianë kanë kaq shumë besim te Gandhi saqë e bënë një gjë të tillë. Tani sigurisht që ai është zhdukur. Gandhi e ka imagjinuar përherë veten si lider në shkallë globale, ka perfromuar në mbarë botën, duke u përqafuar me liderët e tjerë në çdo rast fotografimi që janë organizuar mrekullisht për këtë qëllim. E kujtoj ende fotografinë e tij me presidentin kinez, Xi Jinping mbi një lëkundëse. Tani ne shohim se jemi viktima të agresionit kinez, por Gandhi refuzon të na e tregojë një gjë të tillë. Për mua fajin e ka kryeministri Jawaharlal Nehru.

Gandhi ia ka dalë po ashtu të bëjë lëmsh marrëdhënien vëllazërore me Nepalin. Tani ata pretendojnë toka indiane në hartat e reja të vetat. Por unë për këtë ia vë fajin babait dhe nënës së Gandhit – Rahjiv dhe Sonia. Një intelektual i njohur dhe i ditur dikur tha:

Pasi gruaja e tij jo-hindu Sonia Gandhi nuk u lejua të hynte në tempullin Pashupatinath në Kathmandu nga priftërinjtë që deklaraun se vetëm hindutë mund të hynin, Rajiv Gandhi udhëruan një bllokadë të Nepalit që dëmtoi në mënyrë të jashtëzakonshme marrëdhënien tonë dypalëshe…

***

U suprizuat? Mos u suprizoni! Thjesht kam vënë një pasqyrë para qeverisë Modi dhe një pjese të madhe të media indiane. Shtypi i lirë në Indi ka bërë një besëlidhje të re: ne bëjmë pyetje të vështira. Por vetëm ndaj opozitës, lideri i së cilës, ish-kryetari i Kongresit, Rahul Gandhi është i vetmi të cilit i kërkohet llogari.

Pjesa më e madhe medias kryesore në Indi, nuk ka asnjë pyetje për qeverinë Modi pasi ato funksionojnë si përforcues të qeverisë qendrore duke zhvilluar debate të pafund karagjozësh ku kërkojnë llogari ndaj katër brezave të familjes Gandhi. Modi e ka shpenzoi të gjithë vitin e tij të parë të mandatit të dytë duke drejtuar ushtrinë që ka nën vete drejt Opozitës të cilën e quan përgjegjëse për të gjitha vendimet që i ka marrë vetë.

Ke editorë të nderuar që kanë ndërmarrë operacione dixhitale përmes të cilëve u kërkojnë llogari për gjendjen ekonomike të Indisë, liberalëve që nuk kanë asnjë lloj pushteti. Editori merr po ashtu kolumne të përditshme të printuara që flasin për inkosekuencat e jastëzakonshme të Gandhit. Kabineti i z. Modi bën stafetë konferencash shtypi për të sulmuar çdo tuit të z. Gandhi, por nga ana tjetër na thotë përditë sesa i parëndësishëm është Gandhi. U çuditët? Mos u çudisni!

Qeveria Modi nuk pëlqen asnjë lloj mbikëqyrjeje apo kritike. Dhe çfarë bëjnë panna pramukhët(ndikuesit e votave) të partisë në pushtet, Bharatiya Janata? Ata sulmojnë opozitën për të gjitha aktet e qeverisë.

Në këtë mënyrë, Nehru ia nënshtroi Indinë Kinës dhe Gandhi duhet të na thotë se pse kinezët kanë vendosur të tregohen kaq agresivë. Ministrat skuqen kur u duhet të thonë se Gandhi po e dobëson Indinë duke bërë pyetje të bezdisshme.  Pyretjet janë një akt rebelimi në kohët tona. Dhe në heshtje precize, pa asnjë mëdyshje ne njoftojmë ministrat që sulmojnë Gandhin.

Akuzoni Rahulin edhe pse bie shi

Gandhi është sulmuar kaq shumë nga BJP saqë së shpejti ne do ta konsiderojmë atë përgjegjës edeh për musonet e këqij që prekin vendin. Gandhi është një alibi kaq e natyrshme për të gjitha dështimet. Në këto ditë, ne përballemi me pandeminë e koronavirusit, ndërsa Amit Shah, ministri i Brendshëm, vazhdon të përkëdhelë veten me të shkuarën kur rrëzonte qeveri të opozitës dhe ne ende fajësojmë Kongresin.

Po, media në Indi fajëson opozitën se përpiqet të shpëtojë qeveritë e saj kur legjislatorëve u bëhen oferta me nën shifra. Pavarësisht pandemisë, Shah rrëzoi qeverinë në shtetin e Madhya Pradeshit në muajin mars, por faji sërish ishte i Kongresit.  

Çfarë bëri media?

Mirë pra, ne i referohemi Shahut po ashtu me titullin e respektueshëm “Mësuesi”, siç bënim për Mahatma Gandhin. Media vetëm sa duartroket goditjet mjeshtërore të Shahut, sidomos ato kundër opozitës. Ne i kemi vendosur kufjtë tanië – ne mundet të brohorasim vetëm për Modin dhe Shahun. Dhe të pyesim Gandhin. Mos pyet për paragjykimin dhe kërkesën e llogarisë ndaj qeverisë. Ne duhet t’u tërheqim vëmendjen njësoj si fëmijëve. I shpërqendruar? Dakord, le të kthehmi në çështjet normale – Gandhi e shkatërroi ekonominë me demonetarizimin.

Burimi: Gulf News

Përkthimi dhe titulli: ResPublica 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.