Rritet kurba epidemike. 82 raste të reja me CoVid-19 në 24 orët e fundit

Postuar në 16 Qershor, 2020 11:37

Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka dhe janë infektuar 82 persona me COVID-19.

 Ky është numri më i madh i të infektuarve në një ditë që nga shpërthimi i pandemisë në vend.

68 vjeçari vuante nga spok dhe ishte në gjëndje të rëndë dhe i intubuar prej disa ditësh.

Shqipëria ka shënuar deri më tani 37 viktima si pasojë e koronavirusit. 

Tirana ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 28 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Shkodra me 18 raste, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 i prekur në Korçë dhe Pukë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon bizneset dhe qytetarët të respektojnë rregullat. Thyerja e karantinës është e dënueshme pasi rrezikon shëndetin e qytetarëve

Gjatë 24 orëve të fundit u kryen 364 testime për të dyshuar të prekur me Covid19. Ndërkohë që janë në hetim shumë raste të reja në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Krujë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.