Dexamethasone, shpresa kryesore për pacientët në ventilim

Postuar në 16 Qershor, 2020 14:22

BBC-ja raporton se dexamethasone mund të jetë një shpresë e madhe në luftën kundër koronavirusit. Sipas ekspertëve britanikë, medikamenti në fjalë, që kushton pak dhe është komisionuar në vitin 1961, ndihmon sidomos pacientët në gjendje kritike dhe që janë në ventilator. Medikamenti është pjesë e testimit më të madh në botë që provon nëse ilaçet në përdorim mund të jenë efektive ndaj CoVid-19. Testimi është kryer mbi 2000 pacientë të shtruar dhe sipas të dhënave përdorimi I dexamethasone ka ulur rrezikun e vdekjes me 12%.

Ky është i vetmi ilaç që deri më tani ka treguar se redukton vdekshmërinë ndjeshëm. Është një arritje

citohet prof. Peter Horby nga universiteti i Oksfordit.

Trajtimi konsiston në 10 ditë për një kosto minimale. Dexamethasone përdoret gjerësisht në botë kundër reumatizmës, alergjisë, astmës dhe sëmundjeve kronike të mushkërive.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.