Kreu i Akademisë së Shkencave në Petersburg nën akuzë për tradhëti: U shiti sekrete kinezëve

Postuar në 15 Qershor, 2020 19:00

Probleme rivaliteti me Kinën ka edhe Rusia. Një shkencëtar rus, Valery Mitko, 78 vjeç, president i Akademisë së Shkkencave për Arktikun në Shën Petersburg akuzohet për tradhëti dhhe rrezikon 20 vjet burg sepse akuzohet se u ka kaluar sekrete kinezëve.

Avokati i tij, Ivan Pavlov deklaron se klienti i tij zhvillon leksione në Kinë dhe përdor materiale mga burime të hapura. 

Akuzat janë absurde

shprehet avokati. 

Sipas akuzave Mitko ka mbledhur informacione ushtarake për llogari te kinezëve dhe mbi to ai është vendosur në arrest shtëpie që në muajin shkurt. 

Agjencia Interfax citon burime sipas të cilave Mitko u ka kaluar kinezëve informacione mbi teknologjinë e gjurmimit të nëndetësve duke iu shtuar listës së akademikëve që akuzohen pëe bashkëpunim me shërbime të huaja. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.