Aneksimi prej Izraelit i Bregut Perëndimor çon në njohje të Palestinës nga BE-ja

Postuar në 15 Qershor, 2020 02:01

Plani izraelit i aneksimit të Bregut Perëndimor pritet të vërë në lëvizje diplomacinë europiane drejt një njohjeje në bllok të Palestinës si shtet.

Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselnorn ka deklaruar se Bashkimi Europian e ka të pamundur të shmangë këtë akt njohjeje nëse Izraeli vazhdon me planin e vet. 

Shkruajtja e letrave që shprehin zhgëënjim do të ishte poshtëruese për BE-në dhe do të dobësonte ndjeshëm besueshmërinë e tij. Njohja e Palestinës është një debat që do të fitonte një dinamikë të re. Do ta quaja edhe të pashmangshmre njohjen e Palestinës

është shprehur ai.  

Deri më tani vende anëtare të BE-së që kanë njohur Palestinën janë Suedia, Hungaria, Polonia dhe 6 vende të tjera. Plani i Izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor sipas Asselborn nuk dallon nga aneksimi prej Rusisë të Krimesë. 
Lindja e Mesme po ndan përherë e më shumë Perëndimin sidomos pas politikës së njëanshme amerikane në Izrael dhe Iran apo Siri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.