Regjistrimi i pronave në Bregdet, pa dalë harta e kufijve

Postuar në 13 Qershor, 2020 21:35

Lajmi se në bregdetin e Jugut do të nisë procesi i regjistrimit të pronave nuk i ka gëzuar aspak banorët e fshatit Nivicë. Në një nga zonat më problematike sa i përket ndarjes së pronës me ligjin 7501, pronarët e tokave nuk kanë besim se ky process do të funksionojë. Kryeplaku Stefan Llambri, thotë në një lidhje telefonike për TvT se së pari duhet të dalë harta e kufijve të plotë të fshatit Nivicës.

Kanë ardhur nga kadastra për të bërë regjistrime por nuk i lejojmë, të dal njëherë harat e fshatit dhe më pas të bëhet ndarja dhe regjistrimi i pronës”.

Për çështjen e pronave Llambi thotë se janë hapur edhe procese gjyqësore të cilat kanë përfunduar për një pjesë të banorëve por ende nuk ka ekzekutim të vendimit.

Kemi qenë mbi 140 banorë, kemi shkuar në gjyq 8 përfaqësues dhe na ka dal vendimi vetëm neve, të tjerëve jo. Të rishikohen vendimet”.

Në zonën e Nivicës nuk ka pasur konflikte mes banorëve, teksa këta të fundit kërkojnë që më parë kreu i Kadastrës Artan Lame, t’i kthejë shqiptarëve plazhin e privatizuar të Kakomesë.

Artani gënjen kur thotë që ka pasur konflikte, në Nivicë nuk ka pasur. Artan Lame nëse duhet ta besojmë të heqë privatizimin e plazhit të Kakomesë”.

Pak ditë më parë Kadastara njoftoi se me nisjen e procesit të regjistrimit të pronave do të trajtohen  mbi 16 mijë e 500 prona private edhe rreth 5200 prona shtetërore, ndërsa nga ky proces do të përfitojnë rreth 8000 banorë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.