Problem po kthehet moszbatimi i rregullave në institucione jo lehtësimi i masave të lëvizjes

Postuar në 11 Qershor, 2020 11:23

Burime të ndryshme nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se vatrat e reja të infeksionit të koronavirusit në Tiranë janë kryesisht në institucione publike. Tatimet, Kadastra dhe tanimë QSUT-ja e konfirmuar zyrtarisht thuhet se janë problemet kryesore që po provokojnë rritje të numrit të rasteve të reja.

Ky është një lajm që duhet konfirmuar zyrtarisht, por qoftë edhe duke marrë shkas nga fakti se QSUT po kthehet në vatër, na jep të kuptojmë se riaktivizimi epidemik nuk lidhet në fakt me lehtësimin e masave të lëvizjes, por me mosrespektimin e kërkesave të dhëna në mjedise të mbyllura.

Edhe në fazën më kritike të epidemisë, problematike u shfaqën disa fasoneri ku punohet në kontakt të afërt.

Në këtë kuptim qeveria apo autoritetet është mirë të adresojnë kontrollin në këtë drejtim dhe të mos aludojnë për rikthim të kufizimeve pasi kjo do të kishte efekt shumë negativ në çdo drejtim. Duam apo nuk duam, infektimi është i pashmangshëm, por ai duhet kontrolluar sidomos në institucione ku mundësia për kontroll është reale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.