KE: Kina dhe Rusia, përgjegjëse për dizinformimin mbi koronavirusin. Vaksina, fushëbeteja e radhës

Postuar në 11 Qershor, 2020 11:06

 Komisioni Europian ka akuzuar publikisht Kinën dhe Rusinë si përhapësit kryesorë të lajmeve të rreme online për pandeminë e koronavirusit. Vera Jurova, zv.presidente e Komisionit për Vlerat dhe Transparencën ka deklaruar se lajmet e rreme kanë origjinuar nga Kina dhe Rusia duke patur në fokus edhe keqinformimin mbi masat që duhen marrë si pirja e alkoolit të pastër apo teori konspirative si ato se instalimet 5G përhapin virusin.

Dizinformimi do të vazhdojë dhe vaksinimi do të jetë fushëbeteja e radhës

është shprehur ajo.

Edhe Ministri i Jashtëm i BE-së, Josep Borrell ka njohur faktin se Kina dhe Rusia janë në prapavijë të lajmeve të rreme dhe mbrohen përherë me idenë se burimet e tyre janë kompani private.

Në situatat e tanishme, përhapja e dizinformimit dhe shkëmbimi i akuzave nuk bën asgjë për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë. Ne shpresojmë se BE-ja do të adresojë çështjet e rëndësishme në mënyrë të bazuar mbi fakte, pa paragjykime dhe racionalisht

është shprehur Borrell.

Komisioni Europian ka kërkuar ndërkohë nga platforma të tilla si Facebook, Youtube dhe twitter që të publikojnë raporte mujore për strategjitë e tyre në përballjen e keqinformimit mbi CoVid-19. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.