Ndryshon sërish rekomandimet. Epidemia vë në diskutim besueshmërinë e OBSh-së

Postuar në 09 Qershor, 2020 00:20

Kanë kaluar tashmë rreth 7 muaj që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, por shkenca dhe institucionet ndërkombëtare nuk kanë ende nuk përgjigje zyrtare përfundimtare rreth një protokolli të sëmundjes dhe trajtimit të saj. 

Sot Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se asimptomatikët nuk janë përhapës të infeksionit, ose janë përhapës shumë të rrallë. 
E njëjta organizatë sugjeronte që të mos përdoren dorezat sepse janë përhapëse infeksioni. Në vend të tyre duhet përdorur dizinfektanti. 
Po kështu OBSh rekomandoi tërheqjen e hidroksilklorokinës, por mandej u detyrua të rishikonte qëndrimet. 

Ende sot që flasim nuk ka një përgjigje zyrtare për remdesivir dhe vlerën e tij, ndërkohë që interesi për vaksinën duket se ka rënë. 
Sëmundja vetë nuk duket se po ulet në kurbën e vet. Ndonëse epiqendra është zhvendosur drejt Amerikave, numri i të infektuarve është i qëndrueshëm. Kështu në Itali ka një rënie të ndjeshme të të vdekurve, por nuk ka zerim të rasteve. Në Shqipëri p.sh numri i të infektuarve vazhdon të jetë i qëndrueshëm dhe nuk ka rënie, edhe pse rastet e vdekjeve janë shumë të rralla. Ndryshe ndodh me Maqedoninë. 

Ky realitet shumë i ndryshueshëm vë në pikëpyetje vlerën e politikave kufizuese dhe sidomos i lë qeveritë pa ndonjë opsion të besueshëm për eventualitetin e një vale të dytë. Çfarë do të bëhet nëse epidemia riaktivizohet, ose virusi rikthehet me forcë? 

Kjo sjellje e OBSh-së ka dëmtuar imazhin e saj dhe ka zbuluar kufizimet e mëdha të mjekësisë në aspektin e reagimit të shpejtë ndaj një sëmundjeje të re. 

Pas vitit 2009 kjo ishte sprova e parë dhe në kushtet e mediave sociale, edhe më e rënda. Do të jetë shumë e vështirë, në mos e pamundur që ndonjë shtet të dëgjojë seriozisht këshillat e OBSh-së pas kësaj që po ndodh, duke e shndërruar luftën ndaj epidemisë në një sfidë nacionale për çdo shtet. 

Dhe po shihet se thuajse të gjitha shtetet – përfshirë Shqipërinë – po marrin të paktën një masë të përbashkët: po shtojnë numrin e shtretërve dhe të respiratorëve. Pa folur për stokun e barnave që u eksperimentuan deri më tani. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.