Kryeministri Hoti: Dialogun me Serbinë e udhëheq unë. Nuk ka marrëveshje që prek territorin

Postuar në 05 Qershor, 2020 20:57

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar në një intervistë për Zërin e Amerikës se do të merren të gjitha masat që të lehtësohet dialogu me Serbinë. Por siç tha ai nuk do të ketë asnjë marrëveshje që parashikoj shkëmbim territori, apo prekje të integritetit territorial të Kosovës. 

I pyetur për udhëheqjen e dialogut, Hoti ka deklaruar në mënyrë të qartë se atë e drejton Ai dhe qeveria.

Prandaj po them është e qartë në këtë drejtim sepse dialogun e udhëheq qeveria, kreu i qeverisë është kryeministri, kështu që mua në bazë të Kushtetutës më bie kjo barrë e udhëheqjes së këtij procesi. Atë që do të bëj unë është që të zbatoj një qasje jo konfrontuese me institucionet tjera, por një qasje koordinuese për t’i përfshirë të gjithë në këtë proces. Por sigurisht, barra do të bie mbi qeverinë, mbi këtë koalicion qeverisës. 

Por, përtej kësaj, do të zgjasim dorën edhe tek opozita, për të parë se si ata mund të përfshihen në këtë proces. Të gjitha partitë parlamentare duhet të jenë të përfshira në këtë proces, por vetëm mbi baza të mekanizmave kushtetues dhe parlamentar që i jep të drejtë të gjithëve edhe opozitës që të përfshihen në këtë proces

ka thënë ai.
Ky qëndrim bie ndesh me ambiciet e presidentit Hashim Thaçi që i është referuar Kushtetutës e cila i jep të drejtë atij të përfaqësojë politikën e jashtme të Kosovës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.