Rren-cëria/Propozon amnisti fiskale: Janë 100 miliardë fshehur në dyshek

Postuar në 04 Qershor, 2020 13:13

Nuk është vetëm Edi Rama kryeministri I amnistive. Miku  i tij, po aq gaztor me veten e vet, ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, propozon së fundmi të njëjtën gjë:

Ka një thes me para që rrinë të ngrira, nga 100-150 miliardë euro, në kasaforta apo poshtë dyshekut. Para që nuk I kalojnë shoqërisë. Lëvizja që duhet është që të bëhet një vetëdeklarim. Unë deklaroj paratë e mia, paguaj një taksë që ne mendojmë të jetë 10-15% dhe pastaj nuk procedohem. Kjo mund të hidhte në qarkullim 100 miliardë

shprehet lideri i partisë Italia Viva.

Askush nga këta që propozojnë amnisti nuk ulet të vlerësojë nëse ky akumulim që ndodh në këtë formë lidhet apo jo me politikat fiskale të një qeverie dhe një tjetre. Se pse këto manovra ndodhin kaq shpesh në vende të falimentuara apo me stres fiskal të madh si Italia. Ndoshta kështu z. Renzi do kishte kuptuar më mirë pse p.sh prindërit e tij falsifikonin faturat.

Jo, marrim sa të marrim, pastaj falim për të rimarrë sërish duke legjitmuar shkeljen si parim funksional. Rencëria është normë mendimi në botën e sotme ku lejohet gjithçka. Ja edhe alibia fisnike:

Do më sulmojnë, por është një parim i shenjtë

thotë ky ish-kryeministër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.