PD: Nuk kemi dijeni për propozimin e ambasadores amerikane për sistemin zgjedhor

Postuar në 30 Maj, 2020 13:16

Partia Demokratike nuk është e gatshme të shtrojë si kusht të vetin ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në një intervistë për TvT, Sekretari për Çështjet Zgjedhore Ivi Kaso, shprehet në mënyrë evazive për këtë çështje duke cilësuar se debati për sistemin është kompleks.

Debati mbi sistemin është një debat kompleks dhe joshterues për sa kohë do të konsumohet vetëm nga një aktor politik ose jo. Nuk ka në asnjë standard ndërkombëtar të gjithëpranuar lidhur me supremacinë e një sistemi mbi një tjetër. Në këtë kontekst mund të them se të gjithë sistemet zgjedhore janë demokratikë dhe adresojnë nevoja të shoqërive në faza të ndryshme të zhvillimit demokratik të tyre si dhe të pjekurisë institucionale të këtyre të fundit. E rëndësishme është që ai, i cili përzgjidhet si i duhuri të ketë një konsensus të lartë publik çka do të garantonte që të aktorët e një gare zgjedhore, si dhe të gjithë zgjedhësit, t’i afroheshim procesit zgjedhor me besim dhe me vullnet për të bërë diferencën

thotë Kaso.

Lidhur me një propozim të ambasadës amerikane, Kaso deklaron se nuk ka dijeni për një ide të tillë.

Nuk kam dijeni të ketë ndonjë propozim të kësaj natyre, për sa kohë që ende nuk kam parë një propozim të tillë të formalizuar zyrtarisht dhe asnjë përfaqësi të marrë ende autorësinë e propozimit. Si rrjedhojë çdo debat në këtë drejtim, atë të vlerësimit të prevalencës së një sistemi mbi një tjetër, më duket i parakohshëm

vijon ai.

Kjo çështje ngjan përfundimisht e mbyllur nga të tri partitë kryesore ndonëse në parim kreu i PD-së, është shprehur për sistem mazhoritar. Dakordësia për sistemin e tanishëm është në një farë mase dakordësi për të mbyllur rrugët e penetrimit të subjekteve të tjera që mund të shfaqen në një kohë kur vlera e përfaqësimit të politikës aktuale ngjan të jetë në minimumin historik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.