Kërkon 30 mln euro borxh për teatrin e ri

Postuar në 28 Maj, 2020 12:59

Pa u mbushur ende 10 ditë nga shembja e Teatrit Kombëtar, Bashkia e Tiranës ka nisur një shkresë zyrtare në Ministrinë e Financave, ku i kërkon Qeverisë të miratojë një garanci sovrane për kredinë që do të marrë për Teatrin.

Bashkia kërkon që ndërtimi i Teatrit të Ri të ndërtohet mbi parcelën në pronësi të saj. Sipas shkresës, kredia do të jetë 30 milion euro dhe me gjasë do të merret nga Banka Europiane e Investimeve (BEI).

Për një fakt të tillë ka reaguar edhe Partia Demokratike, përmes ish-deputetes Jorida Tabaku, e cila thekson se hajdutët duan të marrin 30 mln euro borxh ndërsa shqiptarët nuk kanë marrë asnjë mbështetje dhe akoma më keq po zhyten në varfëri.

“Rrisin borxhin publik ndërsa rritet papunësia dhe kjo vetëm që Rama të kënaqë egon e tij dhe Fusha të ndërtojë kullat e radhës”, thekson ajo.

Sipas saj, kjo shkresë është dëshmi e shtetit antishqiptar dhe oligarkik që kanë ndërtuar.

“Pa leje, pa rregulla, në shkelje të Kushtetutës, në kundërshtim me çdo normë e parim demokratik, pa fonde me sy e mendje të errësuar si e si për të pasur miliona euro dhe kullat në qendër janë të gatshëm për të vepruar me çdo mënyrë”, thekson ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.