Covid-19, Papazisi: Nuk është sëmundje, por sindromë

Postuar në 25 Maj, 2020 17:27

Koronavirusi nuk është sëmundje, por sindromë. Kështu e cilëson Covid-19, Leka Papazisi, drejtor Kërkimi dhe Zhvillimi në Mikrobiologji në American Type Culture Collection - një organizatë jofitimprurëse, e cila operon në fushën e kërkimit mikrobiologjik në SHBA.

Është një sindromë sepse prek gjithë trupin, pavarësisht se fillon si infeksion në traktin e frymëmarrjes. Virusi në fakt ka aftësi siç është zbuluar tani që të përhapet pothuaj në të gjithë trupin. Sepse siç është thënë, ka aftësi të përhapet. Po qe se virusi kalon në gjak, atëherë ka aftësi të shkojë kudo. Ai ka aftësi të dëmtojë enët e gjakut dhe kjo krijon mikrotrombozë dhe këtu preken veshkat, zemra dhe truri. Virusi është gjetur edhe në lëngun e palcës së kurrizit, madje është gjetur edhe në urinë, që tregon se virusi ka aftësi të përhapet dhe të dëmtojë edhe indet.    

Papazisi flet edhe për përhapjen e një varianti të ri të virusit SARS-COV 2, për të cilin, së fundmi është thënë se është përhapur më shumë se origjinali.

Nuk ka asnjë ndryshim nga ana klinike dhe terapeutike, nuk ka asnjë ndryshim mes dy varianteve të virusit. Është po ajo sëmundje, po ajo terapi dhe njerëzit nuk duhet të frikësohen sepse në këtë rast nuk ka asnjë ndryshim mes të dy viruseve. Në raste të tilla varianet të tilla mund të ndodhin në shumë sëmundje dhe është shumë e vështirë për të nxjerrë përfundime pse njëri variant është më i hapur. Nga ana e shërimit nuk ka asnjë ndryshim midis dy varianteve.

Ndërsa flet për lidhjen e kësaj sëmundjeje me sistemin imunitar te njeriu dhe kërkimet në këtë fushë për gjetjen e vaksinës, Papazisi shprehet se beson se do të ketë valë të dytë të infeksionit të COVID-19 gjatë vjeshtës, por sipas tij me shumë gjasë, kjo valë e dytë e infeksionit mund të kalojë më lehtë se vala e parë e tij.

TvT

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.