Laboratori i Vuhanit: Mostrat e CoVid-19 i morëm më 30 dhjetor

Postuar në 24 Maj, 2020 13:54

Ekipi menaxherial i laboratorit të virologjisë në Vuhan të Kinës është prononcuar për herë të parë rreth CoVid-19 dhe spekullimeve se ai origjinoi në këtë njësi. Kreu i laboratorit, Wang Yanyi e ka cilësuar shpikje të pastër akuzën se virusi është krijuar në laborator.

Sipas saj, virusi në fjalë mund të ketë origjinuar nga lakuriqët dhe ka kaluar te njeriu përmes një kafshe tjetër. Yanyi ka deklaruar se laboratori që ajo drejton ka izoluar koronaviruse nga lakuriqët, më saktë tre variante të tyre, por asnjë nuk përputhet me CoVid-19 që infekton njerëzit. I njëjti laborator është përpjekur të gjurmojë virusin SARS që shpërtheu mes njerëzve 17 vjet më parë por identifikimi i këtij virusi ka zbualur se mes SARS-1 dhe SARS-2 ka përputhje genetike në masën 80%. Pra kemi të bëjmë me një dallim të qartë. Mostra e CoVid-19 u dorëzuan në laboraor më 30 dhjetor, genomi i i tij u deshifrua më 2 janar dhe më 11 janar ky informacion iu kalua OBSH-së.

Përpara kësaj date ne nuk dinim gjë për këtë virus. Si mund të ketë ikur nga laboratory ynë kur ne nuk e kishim atë?

citohet shkencëtarja në fjalë.

Kina ka pranuar që të kryhen hetime shkencore për origjinën e virusit duke hedhur poshtë çdo akuzë për një rrjedhje nga laboratori.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.